Live

Zelensky në Zaporizhzhia, takon ushtarët në vijën e parë të frontit

17:55 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Volodymyr Zelenskiy ka vizituar sot vijën e  parë të frontit në Zaporizhzhia. Presidenti i Ukrainës “vizitoi pozicionet në rajonin e Zaporizhzhia, mësoi rreth situatës operacionale atje dhe dha çmime për ushtarët”.

Zaporizhzhia është një nga rajonet pjesërisht të pushtuara që Federata Ruse pretendon se e ka aneksuar si pjesë të territorit të saj. Vetë Zelenskiy postoi në kanalin e tij Telegram një video të takimit të tij me ushtarë.

Kam vizituar ushtarët e grupit operacional “Zaporizhzhia”. U dhashë urdhra dhe medalje punonjësve të shërbimit të sigurisë të Ukrainës, gardës kombëtare, policisë kombëtare, shërbimit shtetëror të rojes kufitare dhe shërbimit të urgjencës shtetërore të Ukrainës.

Faleminderit që mbroni shtetin tonë, shtëpitë tona, integritetin territorial dhe jetën në Ukrainë. Ju uroj shëndet. Ju uroj një fitore të madhe që patjetër do të realizohe,” tha Zelensky.

Shpërndaje në

U Kopjua