Live

Zelensky: Rusia nuk do t’i shmanget përgjegjësisë për sulmet në Ukrainë

11:30 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dënuar valën e fundit të sulmeve raketore ruse sot dhe tha se Moska nuk do t’i shmanget përgjegjësisë.

Zelensky tha se infrastruktura kritike dhe ndërtesat e banimit në 10 rajone të Ukrainës ishin goditur në sulmet e fundit gjatë natës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Sulmet në infrastrukturën kritike dhe ndërtesat e banimit. Fatkeqësisht, ka të lënduar dhe të vdekur. Ngushëllimet e mia për familjet,” tha ai.

“Okupatorët mund të terrorizojnë vetëm civilët. Kjo është gjithçka që ata mund të bëjnë. Por kjo nuk do t’i ndihmojë ata. Ata nuk do të shmangin përgjegjësinë për gjithçka që kanë bërë”, tha Zelensky.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...