Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë në fjalimin e tij të natës me video se situata në vijat e frontit në lindje të vendit po ashpërsohej dhe Rusia po hidhte gjithnjë e më shumë trupa në betejë.
Forcat ruse po fitojnë ngadalë terren në rajonin e Donbasit, duke rrethuar qytetin Bakhmut në veri të Donetsk dhe duke luftuar për të marrë kontrollin e një rruge aty pranë, e cila është një rrugë kryesore furnizimi për forcat ukrainase. Ata po përpiqen gjithashtu të kapin Vuhledar në jugperëndim të Donetskut.
“Më është dashur shpesh të them se situata në front është e vështirë dhe po bëhet më e ashpër dhe është koha përsëri… Pushtuesi po vendos gjithnjë e më shumë nga forcat e tij për të shkatërruar mbrojtjen tonë”, tha Zelensky.
“Tani është shumë e vështirë në Bakhmut, Vuhledar, Lyman dhe drejtime të tjera”, vazhdoi ai, shkruan AlJazeera, përcjell Klankosova.tv
Më herët gjatë ditës, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar shkroi në Telegram se përpjekjet ruse për të thyer mbrojtjen në Bakhmut dhe Lyman kishin dështuar.
Lyman, i cili shtrihet në veri të Bakhmut, u çlirua nga forcat ukrainase tetorin e kaluar.