Live

Zelensky: Tani është koha kur trimëria dhe armët tona mund të rivendosin paqen

18:57 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Tani është koha kur guximi dhe armët mund të rivendosin paqen dhe të krijojnë një pengesë historikisht të rëndësishme ndaj çdo agresioni, ka thënë presidenti i Ukrainws, Volodymyr Zelenskyy.

Në një mesazh në Twitter, udhëheqësi ukrainas tha se kishte kaluar një vit që kur “gjithçka ka ndryshuar”.

“Diplomacia nuk funksionoi. Arkitektura ekzistuese e sigurisë nuk funksionoi. Por kishte diçka që funksionoi. Uniteti i Ukrainës, Gjermanisë dhe gjithë botës së lirë. Tani është koha kur trimëria dhe armët tona mund të rivendosin paqen dhe të krijojnë një pengesë historikisht të rëndësishme për çdo agresion”, ka shkruar Zelensky.

Zelensky gjithashtu bëri presion për më shumë sanksione ndaj Rusisë pasi Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian njoftuan masa të reja që synojnë të mbyllin më tej financimin dhe mbështetjen për Moskën.

“Presioni mbi agresorin rus duhet të rritet”, shkroi ai në Twitter.

Zelensky tha se Ukraina dëshironte të shihte “hapa vendimtarë” kundër korporatës shtetërore bërthamore ruse “Rosatom” dhe industrisë bërthamore ruse, si dhe “më shumë presion mbi ushtrinë dhe bankat”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...