Live

Zelensky viziton qytetin e rrënuar të Bakhmut

15:11 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky  ka vizituar vijën e parë të frontit në qytetin Bakhmut ku luftimet e ashpra po vazhdojnë.

Ky qytet është bërë pika përfundimtare e luftës, me Rusinë duke tentuar ta pushtojë tash për disa muaj rresht, shkruan BBC.

Ministria britaneze e Mbrojtjes thotë se forcat ukrainase kohët e fundit kanë lëshuar kundërsulm në perëndim të qytetit.

Kjo vizitë e presidentit të Ukrainës erdhi pasi forcat ruse sulmuan qytetet ukrainase gjatë natës dhe lanë të vdekur më së paku katër njerëz në sulmin me dron në kryeqytet.

Në një deklaratë, zyra e presidentit thotë se Zelensky ka biseduar me shërbyesit në pozitat e tij në vijat e frontit në Bakhmut dhe ka falënderuar ata për përpjekjet e tyre për të mbrojtur Ukrainën.

Shpërndaje në

U Kopjua