Deputeti Armend Zemaj ka thënë se Qeveri po tenton të kap Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës.
“Ajo çka pash nga mazhoranca është vazhdim i asaj tendencës për ndëshkimin e antarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës gjë e cila ka rezultu me mospërkahjen e vendimeve në kundërshtim dhe zgjedhjeve të cilat këta kanë konsideru se janë në kundërshtim me rregulloret por edhe janë politike. Mendoj se kjo qasje që nga fillimi mos të them për të kapur këtë këshill dikur me ligj për të tentuar që të minimizojnë rolin e tyre me amandamete të cilat i shëndrrojnë në një trup formale dhe i hupin kompetencat kryesore tregon ambiciet e kqija të kuvendit por që janë të qarta për qytetarët e Kosovës”, tha Zemaj./Kosovalive.net/