Live

Zemaj takohet me ambasadoren e ShBA-së në NATO: Diskutim i frytshëm për të ardhmën euroatlantike të Kosovës

19:31 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, u takua sot me ambasadoren amerikane në NATO, Julianne Smith.

Takimi u bë në kuadër të takimeve me shtetet anëtare të NATO-s.

Pas këtij takimi, Zemaj u shpreh i lumtur për diskutimin e frytshëm që pati me Smith, me të cilën biseduan mbi marrëdhëniet historike Kosovë-ShBA.

“Si gjithmonë, Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj SHBA-ve dhe aleatëve në NATO, për lirinë, për paqen dhe proceset e tjera të shtetndërtimit tonë, për të theksuar  veçanërisht edhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadorës Smith dhe gjithë stafit në kuadër të Misionit që ajo e drejton, për punën, bashkëpunimin dhe angazhimeve tona këtu në NATO” ka thënë mes të tjerash Zemaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot ishte një kënaqësi e veçantë që takimet me shtetet anëtare të NATO-s këtë vit të i filloj me Misionin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, me një takim të përzemërt pune me Ambasadorën, Julianne Smith.

Ne patëm një diskutim të frytshëm për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës, thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe historike ndërmjet vendit tonë dhe SHBA-ve, si dhe të përkushtuar për të punuar së bashku për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë dhe gjithë rajonit.

Si gjithmonë, Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj SHBA-ve dhe aleatëve në NATO, për lirinë, për paqen dhe proceset e tjera të shtetndërtimit tonë, për të theksuar  veçanërisht edhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadorës Smith dhe gjithë stafit në kuadër të Misionit që ajo e drejton, për punën, bashkëpunimin dhe angazhimeve tona këtu në NATO.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...