Live

“Zëri i të vërtetave të dhimbshme të Kosovës”, Basha: Përjetë mirënjohës Ambasadorit Walker

18:02 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ke reaguar për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me titullin e “Kalorësit të Urdhërit të Flumurit” të akorduar nga Presidenti Begaj.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Basha shkruan se ndjehet i lumtur që ishte pjesë dhe se shqiptarët i janë mirënjohës dhe më fat që ka kanë miq të tillë si Ambasador Walker.

Teksa ka rikujtuar masakrën e Reçakut, Basha u shpreh se Walker u shndërrua në zërin e vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira.

Postimi i Bashës:

I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës.Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker.Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë.E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori Walker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...