Live

Zgjedhjet në Turqi, sondazhi: Erdogan bie nga “froni”, epërsi merr rivali Kilicdaroglu

09:00 / 12 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti turk Recep Taiyyp Erdogan duket s epo humbet popullaritet që pas tërmetit shkathëtues më 6 shkurt ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz.

Pakënaqësia e popullit turk duket se po rritet dhe këtë e tregojnë sondazhet fundit, ku reflektohet rënia e kreut të AKP-së në pushtet.

Rivali i tij, Kemal Kilicdaroglu duket sikur po përfiton nga situata duke fituar më shumë popullaritet.

Sipas rezultateve, në 26 provinca, në një kampion prej 1537 personash, Aleanca Popullore grumbulloi 38.2%, ndërsa Aleanca e Kombit (opozita) mori kryesimin me 44.1%.

Rezultatet e sondazhit, të postuara të enjten nga profesori Özer Sencar, pronar i MetroPoll, zbuluan se 34.4% e të anketuarve besonin se qeveria e AKP ishte “më përgjegjëse për humbjet nga tërmeti”.

Dje, Erdogan miratoi vendimin që zgjedhjet do të mbahen më 14 maj, pavarësisht krizës që ndodhet vendi.

Shpërndaje në

U Kopjua