Live

Zgjerohet skandali/ Jo vetëm Juventusi, Prokuroria dërgon dosje për plusvalencat në 6 qytete të tjera në Itali

23:07 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Çështja “Prisma”, hetimi rreth Juventusit dhe manipulimit të bilanceve financiare të klubit bardhezi, është kthyer në një nga temat delikate në futbollin italian dhe jo vetëm.

Aktet e këtij hetimi zbuluan se si Juventusi rregullonte bilancet financiare nëpërmjet plusvalencave, çmimeve të fryra të lojtarëve në shkëmbime e shitje fiktive, për të treguar se në teori garantonte të ardhura që mund të mbulonin borxhet e njëpasnjëshme që merrte apo rivlerësimin e kapitalit.

Por sigurisht që nuk ka qenë vetëm Juventusi, pasi kjo temë përmendet prej vitesh si një manovër që përdorej nga klube të ndryshme, të paktën nga ata me të cilët Juventusi kishte organizuar shkëmbimet e futbollistëve me vlera të fryra artificialisht.

Me kërkesën e Prokurorive të qyteteve të tjera, Prokuroria e Torinos raportohet se ka dërguar në 6 qendra të ndryshme pjesë të dosjeve që kanë lidhje me klubet e qyteteve në fjalë. Për shkak të juridiksionit territorial, Prokuroria në Torino nuk mund të hetojë bashkëpunëtorët e Juventusit. Ndaj ka dërguar në qytetet përkatëse dosjet me përgjimet dhe materialet e tjera, për të bërë të mundur që të nisen hetime paralele për klube të terja që kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...