Live

Zhduken provat kryesore të Astrit Deharit, 12 prej tyre sa kanë qenë

19:34 / 08 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Gashi në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se mostrat e Deharit herën e fundit janë kontrolluar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa dje është vërtetuar se janë ndërruar frigoriferët.

“Nuk janë zhduk këto epruveta me gjakun e Astrit Deharit ditën e djeshme apo mbrëmë, por dje është kuptuar. Dhe herën e fundit që këto janë kontrolluar ka qenë në tetorin e vitit të kaluar, ndërsa dje është vërtetuar se janë ndërruar frigoriferët, ku ruhet gjaku dhe mostrat e tjera të personave që kanë qenë të ekzaminim në IML”, deklaroi ai.

Gashi thotë se IML po i zhduk provat kryesore të Astrit Deharit.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore po i zhduk epruvetat që kanë qenë 15, tani kanë mbetur më herët 12 sepse dy prej tyre janë dërguar në Zvicër dhe një e ka marrë Policia e Kosovës në vitin 2016 ku është vrarë Astrit Dehari. Po zhduken provat kryesore”, tha ai.

Sipas tij, ata që e kanë vrarë Astrin Deharin, po duan të zhdukin edhe gjakun e tij.

“Është një rast shumë i rëndë. Ata që e kanë vrarë Astrit Deharin, të themi në mënyrë figurative e kanë zhdukur atë, po duan të zhdukin edhe gjakun e tij. Këto prova janë ato të cilat i ndihmojnë edhe Prokurorisë dhe organeve të tjera për ta zbuluar të vërtetën”, tha më tej Gashi. 

Shpërndaje në

U Kopjua