Live

Tre persona në Pejë rrahin anketuesin e regjistrimit të popullsisë, arrestohen nga policia

08:57 / 05 Maj 2024

Nga Kosova Live

Një anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici se gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar nga tre persona, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua