Live

Zhduket një person me aftësi të kufizuara në Vushtrri

10:20 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Vushtrrisë është raportuar për një person me aftësi të kufizuara të zhdukur.

Ishte vëllai i tij i cili kërkojë ndihmën e policisë për të identifikuar vendndodhjen e tij.

Policia nuk ka dhënë më tepër detaje në lidhje me rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar njofton me datën 20.02.2023 rreth orës 12:00 ka dalë nga shtëpia vëllai i tij, i cili është me aftësi të kufizuara dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij, rasti vazhdon te hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua