Live

Zhgënjim dhe shpresë, rrëfimi i Bashkim Malushajt nga Gjermania për investimet në energji

16:09 / 07 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Gazetare: Krenare Tahiri

Bashkim Malushaj nga Kosova pati këto ditë vizitorë, partnerët e tij të biznesit nga Gjermania, pjesë e Horizonte Group. Malushaj i cili merret gjatë me energji bashkë me partnerë nga Gjermania që kanë në pronësi  kompani milardëshe, shohin rrethana reale që të punojnë shumë të rinjë kosovarë për të punuar këtu nga Kosova për këto kompani. Sipas Malushajt fatkeqësisht lufta në Ukrainë ka bërë që shumë kompani gjermane të anulojnë kontratat me bizneset ukrainase që kanë operuar në fushën e teknologjisë informative.

Për të është brengosëse ikja e të rinjve nga Kosova. Malushaj jep ide se si do të mund të ndalej emigrimi.

Më tutje Malushaj paraqiti planet e tij dhe partnerëve gjermanë për hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Bashkim Malushaj që prej 11 vjetësh merret më biznesin e energjisë duke u bërë kështu partner i kompanive multimilardëshe gjermane që merren me këtë fushë. Bashkë me të vëllain, Hamdinë, që është këtu në Kosovë, kanë sjellë një investitorë të rëndësishëm gjerman, kompaninë Bilfinger, për rindërtimin e TC të Kosovës.

Ata thonë se qeveritë e Kosovës me gjithë zotimet e dhëna para ish-kancelares Merkel, veçanërisht ish-kryeministri Mustafa, kanë dështuar t’u përmbahen zotimeve. E kjo sipas vëllezërve Malushj ndikoi që gjermanët ta braktisin këtë projekt.

Energjia mbetet njëri prej problemeve madhore të Kosovës edhe pas 22 vjetësh. Së fundi përmes projektit të MCC, një fondacion ky amerikan, janë lansuar veprime konkrete për efiçiencë të energjisë, që nënkupton kursimin e energjisë përmes metodave alternative.  

Shpërndaje në

U Kopjua