Live

Zhurma e natës: KEK dhe KOSTT fillojnë ta rregullojnë defektin

15:53 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një zhurmë e madhe u dëgjua në orët e vona të së dielës duke i shqetësuar qytetarët.

Shumë prej tyre publikuan pamjet duke pyetur se çka po ndodhte.

Më herët zëdhënësi i Koorporatës Energjetike të Kosovës, Skender Bucolli, tha për Klankosova.tv se kjo ndodhi për shkak të një defekti në bllokun A4.

Bucolli tha se si rezultat i një lidhje të shkurtër në stabilimentet e KOSTT-it është dashur që të shkyçet nga funksioni.

Ndërkaq përmes një njoftimi këto dy institucione bëjnë të ditur se ka filluar rregullimi i këtij defekti dhe se blloku A4. pritet të lëshohet në funksion më 1 mars, në ora 06:00 e mëngjesit.

“Lidhur me këtë, ekipet e KOSTT-it kane dal në vend të ngjarjes dhe është eliminuar defekti, pra izolatori i dëmtuar është zëvendësuar sot me 27 Shkurt 2023 në ora 10:15”, thuhet në njoftim.

“KOSTT dhe KEK njoftojnë opinionin që për shkak të lidhjes së shkurtër të paraqitur në stabilimentet e tensionit të lartë të KOSTT-it, dje me datë: 26 Shkurt 2023, në orën 23:55, blloku A4 në Termocentralin Kosova A, është shkyçur nga rrjeti duke krijuar zhurmë të papritur në Prishtinë”.

“Pas kontrollës së ekipeve të mirëmbajtjes së KOSTT dhe KEK është vërejtur që, si rezultat i mbingarkesës së lartë ka shpërthyer izolatori i mesëm mbajtjes i T-35 në stabilimentet e KOSTT”.

Shpërndaje në

U Kopjua