Live

Zhveshja e policëve për show, nuk iu nënshtruan procedurave të dorëheqjes

19:20 / 05 Nëntor 2022

Nga admin

Dymbëdhjetë eprorë serbë që punojnë në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat e tyre në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur të shtunën në Zveçan, pasi përfaqësuesit serbë vendosën të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës. Megjithatë, siç shkruan KosovaPress, përkundër spektaklit, dorëheqjen ende nuk e kanë bërë zyrtarisht.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, ende nuk iu kanë nënshtruar procedurave të dorëheqjes, përfshirë dorëzimit të të gjitha mjeteve që bartin.

Po ashtu raportohet se në veri janë afro 500 policë të tjerë, të cilët po kryejnë detyrat e tyre sipas përgjegjësisë që kanë.

Përfaqësues të serbëve në Kosovë të shtunën vendosën për t’i bojkotuar institucionet e vendit. Vendimin e arsyetuan me shkallëzimin e sanksioneve që Qeveria e Kosovës bëri për refuzuesit e konvertimit të targave ilegale në ato RKS. Pasi refuzoi t’i bindej vendimit për qortime, drejtori i Policisë në veri, Nenad Gjuriq, u suspendua.

Shpërndaje në

U Kopjua