Live

Zjarr tragjik në Francë, humbin jetën nëna dhe 7 fëmijët

11:14 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Francë, ku 7 fëmijë dhe nëna e tyre kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën ku jetonin.

Tragjedia u regjistrua në Charly-sur-Marne, një rajon që ndodhet në veri të Francës.

Sipas të dhënave viktimat janë të moshës 2-14 vjeç, ndërkohë që babai i tyre është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Të gjithë anëtarët e familjes ishin në gjumë në momentin e zjarrit, dhe ndodheshin në katin e dytë të shtëpisë, duke e bërë të pamundur evakuimin e tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua