Njohësi i rrethanave politike, Petrit Zogaj, e ka kritikuar formën e re që ka marrë obelisku i Newborn-it, ideator i së cilës qëndron ish-deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili.
Ai ka thënë se mesazhi që përçon pamja e re e obeliskut në qendër të Prishtinës është negativ, shkruan Demokracia.com.
Tutje, ai ka kërkuar përgjegjësi edhe nga personat e autorizuar për aprovimin e idesë së ngjyrosjes së Newborn.
“Ide e keqe. Pa pike arti ne te. Kurrfare mesazhi politik. Ne diten e Pavaresise kjo perpjekje me dhene mesazh negativ eshte komplet e papranueshme. Per me teper, me sa kuptohet, NEWBORN-i nuk eshte bash veper qe i perket vetem autorit te saj tashme, shteti ka nje hise ne te. Rredhimisht do te duhej me qene nje pajtim i perbashket se cfare mesazhi don me u dhene ne ditet e Pavaresise. Shume dobet”, ka deklaruar Zogaj në ‘Facebook’.
Mesazhi i këtij viti i obeliskut është: Jo një Republikë e re e prishur, që konsiston në çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.