Live

Zogiani: Nëse reciprociteti bëhet princip në negociata me Serbinë, të gjitha çështjet zgjidhen

17:48 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Aktivisti i VV-së, Avni Zogiani, është inspiruar nga fjalimi i kryeministrit Albin Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, i cili ka thënë se në dialogun me Serbinë parimi i reciprocitetit duhet të jetë si princip.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka shkruar se nëse reciprociteti vendoset si princip në negociatat me Serbinë, atëherë të gjitha çështjet do të zgjidhen në mënyrë automatike.

Në këtë mënyrë, sipas tij, secila palë do të ishte e kujdesshme në këtë proces.

Nese reciprociteti vendoset si princip ne negociata, te gjitha çeshtjet zgjidhen ne menyre automatike, sepse secila pale do te kishte kujdese çfar do kerkonte, duke qene se ate qe kerkon edhe duhet ta japesh!”, ka shkruar Zogiani.

Kryeministri Albin Kurt sot para anëatreve të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së ka thënë se Kosova në këtë proces do të jetë konstrkutive dhe kreative.

Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet në Bruksel sa herë që jemi ftuar. Kemi pritur emisarët special nga perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë dhe e do të jem të përkushtuar, parimor, konstruktiv e kreativ. Dialogu në Bruksel është dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve. Statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal, e status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane. Pra, njohje reciproke si thelb dhe reciprocitetin si princip”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua