Live

Zona 40/ Policia kap shoferin që voziti 110 km/h, gjobitet me 500 euro

12:05 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar personin që voziti veturën me shpejtësi 110 km/h në një zonë 40 km/h në Vushtrri.

Sipas policisë, shoferi është gjobitur me 500 euro, pesë pika negative, si dhe një vit ndalim të drejtimit të automjetit.

“Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 110 km/h. Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua