Live

ZRrE-ja sot pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës 15 për qind

10:18 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, sot pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.

Zyrtarë të ZRrE-së kanë bërë të ditur për Kosovapress se Bordi i këtij institucioni, sot në seancën e dytë me radhë për këtë vit që do të mbahet prej orës 10:00, do të shqyrtojë propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO, përcjell Klankosova.tv

Sipas tyre, pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15 për qind, tarifa të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

Sipas ZRrE-së, pas vendimmarrjes së Bordit për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Licencuarit KOSTT, KEDS dhe KESCO aplikojnë për tarifa.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...