Live

Zubin Potok: Burri rrah gruan, e bën për spital

13:03 / 19 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Zubin Potok.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në ora 08:00 të mëngjesit në Zubin Potok, është arrestuar një person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”.

Sipas njoftimit, i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Zubin Potok, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

Zubin Potok 18.11.2019-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb i cili kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Serbe. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Zubin Potok, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...