Pas njoftimit të KFOR-it se po kryen disa operacione për t’i hequr barrikadat e mbetura në veri të Kosovës, ka reaguar edhe misioni i Zvicrës në NATO.
Në reagim thuhet se “Zvicra është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe të misionit të NATO-s”.
Kujtojmë se KFOR-i tek sot ka nisur heqjen e barrikadave tek Kërrshi i Dudës në veri të vendit, pasi ato nuk u hoqën nga bandat kriminale serbe.