Live

Zvicra ndan 1.4 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

19:09 / 23 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Një tërmet i madh e goditi Shqipërinë më 26 nëntor, duke lënë pasoja të mëdha.

55 viktima, mbi 1 mijë të lënduar dhe qindra objekte të dëmtuara dhe shumë familje të pastrehë është bilanci nga kjo katastrofë natyrore.

Shumë shtete u solidarizuan duke i dalë në ndihmë Shqipërisë.

E tash së fundi në ndihmë i doli edhe Zvicra.

Shteti helvetik i ndan 1.4 milionë euro për shqiptarët.

Lajmin është dhënë nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.

Shpërndaje në

U Kopjua