Live

Zyra e Rregullatorit për Energji: Tarifat për konsumatorët e Termokos do të mbesin të njëjta

15:24 / 12 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Në një komunikatë të postuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kanë mbajtur seancën e dymbëdhjetë të Bordit.

Në këtë seancë janë miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale dhe tarifat për sezonën ngrohëse 2022/2023 pë Ndërmarrjen Termokos.

Tutje në komunikatë theksohet se tarifat pë konsumatorët e kësaj ndërmarrje do mbesin të njëjta edhe pë këtë sezonë ngrohëse.

Gjithashtu Bordi ka miratuar Planin Zhvillimor dhjetëvjeçar (2023-2032) për ndërmarrjen NQ Gjakova, ky plan zhvillimor ka për objektiv që të përmirësoj furnizimin me energji termike (ngrohje) në qytetin e Gjakovës, të rehabilitoj dhe modernizoj sistemin ekzistues të ngrohjes qendrore.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua