Live

Zyrtare: ASH merr Shëndetësinë, Drejtësinë dhe postin e Zëvendëskryeministrit

21:39 / 09 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryesia e ASH-së ka marrë vendim për të hyrë në qeveri të Maqedonisë së Veriut. Kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, tregoi se ata kanë dëgjuar zërin e anëtarësisë.

“Në paketë do të marrim dy zëvendësministra dhe tre ministra. Drejtësinë dhe Shëndetësinë e kemi të sigurt, ndërsa e treta do të jetë ose Ministria e Informatikës ose Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike”, tha Taravari, përcjell Klan Macedonia.

Në vazhdim, siç tha ai, do të vazhdojnë diskutimet për çështjet kadrovike dhe detaje tjera në lidhje me marrëveshjen.

Në fillim do të zgjidhet qeveria e pastaj do të vijojë procedura për emërimin e drejtorëve, sqaroi Taravari, duke mos dashur të japë emra konkretë për funksionarë të ardhshëm apo edhe për drejtoritë të cilat kjo parti do t’i drejtojë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...