Zyrtari i PDK-së në Komunën e Pejës, Bashkim Podrimqaku po pretendon se rajoni i Dukagjinit nga sot e tutje nuk do të ketë më terminal.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka mbyllur terminalin apo degën doganore në Pejë.
Podrimqaku, i cili kishte qenë kandidat për asamble me numrin 10 në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Pejës nga radhët e PDK-së, megjithatë, nuk tregoi arsyet mbi këtë status të tij në Facebook.
“Prej sot Dukagjini pa terminal. Mbyllet terminali ne Peje. Prej sot Peja, Gjakova, Deçani, Klina, Istogu,Juniku mesin pa sherbime doganore ! Qeveria e Kosoves e mbylle degen doganore ne Peje”, shkroi ai në Facebook.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim apo konfirmim prej institucioneve të Kosovës për këtë çështje.