Live

Zyrtari i PDK-së: VV dhe Lista Serbe me agjendë të njëjtë

21:56 / 11 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bujar Cakolli, ka thënë se Vetëvendosje dhe Lista Serbe “kanë agjendë të njëjtë”.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Cakolli ka reaguar pas vendimit të sotëm të PZAP-së, e cila ka vendosur të mos përfshijë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve votat “e kontrabanduara” nga Serbia. Ai ka ironizuar me reagimin e ashpër që ka ardhur pas këtij vendimi nga dy subjektet politike.

“Po më doket po i shoh sonte para orës 00:00 te Gjykata Supreme, Glauk Konjufcën e VV-së edhe Igor Simiqin e Listës Serbe, tu prit me i dorëzu ankesat për njohjen e validitetit të votave të parregullta të ardhura nga Serbia! Rastësisht kanë qëllu në agjendë të njëjtë”, ka shkruar Cakolli.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...