Live

Abdixhiku: Ja çka do të bëj si Kryeministër me Asociacionin

11:26 / 21 Maj 2024

Nga Kosova Live

“Çka do të bëj unë si kryeministër? Besoj se na duhet një dialog me ShBA-të, në start. Ne jemi zotues për Asociacionin. Ne do ta bëjmë një Asociacionin që nuk është autonomi e Kurtit”. Kjo është përgjigja e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kur pyetet se qysh do të vepronte ai në rrethanat çfare është Kosova aktualisht.

Deklarata nga Pressing, nga Abdixhiku:

“Shkojmë pak më prapa. Tash nuk e di a do të mund të kthehemi.

E para, ne kemi pasë një agjendë dialoguese e cila ka pasë 7 pikë, gjashtë muaj përpjekje ka pasë të aleatëve që të vazhdojë agjenda dialoguese. Kur e kam pasë takimin e parë me Kurtin kryeministër, i kam thënë rri në agjendë, një prej shtatë pikave ka qenë njohja reciproke.

Ky e ka refuzu, më ka thënë edhe në takim, do e bëjmë një rikonstruktim të dialogut.

Çka bëri? E hapi pakon dialoguese me Serbinë, ka përfundu me një marrëveshje të Ohrit që ka brenda kapërcim të së kaluararës, autonomi, e ka heq njohjen dhe Kisha Serbe që nuk ka ardhë ende.

Ne kemi pasë reagim refuzues për Marrëveshjen e Ohrit.

Pas saj, kemi dalë, i kemi thënë të lutem bëje Asociacionin sipas Kushtetutës të Kosovës sepse kishim kërkesa dhe garanca nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arsyetimi i tij në Kuvendin e Kosovës, ka qenë kështu: nuk mund ta bëj draftin se më pas ndërmjetësi na e sjell një draft që është më i keq.

E pranoi me të parën draftin e ndërmjetësit, u kthy në Kosovë tha më floën për luftë në Izrael.

Ky nuk e kupton por marrëveshja e pranuar, është zotimi, ky jeton në propagandën e vetë, një botë paralele, ky e ka kriju një botë paralele.

Zotimi që e ka dhënë vlente si nënshkrim. BE tha pas Marrëveshjen se zotimi është obligim.

Cka ndodhi? Na erdhi një draft, se nuk e bënëm tonin, e kishim ShBA-që thoshte po e shkruamë bashkë, pa kompetenca ekzekutive.

Kështu, nuk na dëgjoi për agjendë, nuk na dëgjoi që Kosova me bë një me SHBA e tash po më pyet çka me bë? Jo çka bane ti.

Nesër ky kusht do të qëndrojë për çdo kë sikur Maqedonisë që i ka qëndru kushti për emrin për 17 vite me radhë.

Ne po dojmë me ardhë në Evropë, si shtet i pakonfirmuar prej OKB-së.

Ne nuk guxojmë të jetojmë në një gjendje të tillë. Duhet të përfundojmë cështjet integruese, ne kemi hequr dorë prej integrimit.

Po ju them se nuk ka politika integruese, si duket ndryshe një vend pa anëtarësim në KiE, pa Partnerit për Paqe e me sanksione. Si ju duket ndryshe.

Çka do të bëj unë si kryeministër?

Besoj se na duhet një dialog me ShBA-të, në start. Ne jemi zotues për Asociacionin. Ne do ta bëjmë një Asociacionin që nuk është autonomi e Kurtit.

Duhet ta shmangim atë, se është rrezik, nuk na duhet as njohja kështu, këta e pranuan që është Republikë Serbe po kështu nuk na duhet as njohja”, thotë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua