Live

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Infrastrukturës nënshkruajnë memorandum për katër projekte në vlerë 1.5 milion euro

10:00 / 22 Prill 2024

Nga Kosova Live

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë nënshkruar një memorandum për realizimin e katër projekteve në qytetin e Prishtinës.

Ministri i MPHI-së, Liburn Aliu bërit të ditur se realizimi i këtyre projekteve kap vlerën e 1.5 milion eurove.

“Është kënaqësi qe po fillojmë një cikël të re të nënshkrimit të memorandumeve me komuna ku po fillojmë me Prishtinën e për të vazhduar edhe me komunat tjera. Memorandumi që nënshkruam sot është për 4 projekte në vlerë 1.5 milion euro që lidhen drejtpërdrejtë me interesin e qytetarëve”, ka thënë Aliu.

Aliu ka shtuar se njëri projekt ka të bëjë me hekurudhat, dhe të gjitha këto projekte do të kenë një rëndësi të madhe për qytetin e Prishtinës.

“Kemi projekte tjera para vetes që na presin, njëra ndër to është ura nën rrugën te Veterniku që i lidh të dyja lagjet Lagjen e Spitalit me Lagjen Kalabria. Ne kemi rënë dakord që Komuna do të realizoj dizajnin e urës, ndërkaq ministria i ka ndarë 8 milionë euro për këtë projekt”, tha Aliu.

E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka falënderuar ministrin për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur që nga fillimi.

“Kënaqësi sot me qenë me ministrin Aliu ku edhe nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për një numër të projektesh që do të kenë impkat pozitiv në zhvillimin e trafikut në kryeqytet. E falënderoj për bashkëpunimin e mirëfillt që kemi pasur që nga fillimi e deri tani”, tha Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua