Live

Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë, policia u gjeti mbi 25 gramë kokainë

12:33 / 05 Maj 2024

Nga Kosova Live

Pasditen e së shtunës janë arrestuar tre persona në rrugën Dardania në Fushë Kosovës, pasi të dyshuarve gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar më pas kokainë 25.4 gramë, një peshore dhe 730 euro para të gatshme, shkruan Reporteri.net.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Dardania, Fushë Kosovë / 04.05.2024 – 19:20. Tre të dyshuar meshkuj janë arrestuar pasi që te të njëjtit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 25.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një peshore digjitale për matjen e substancave narkotike, 730 euro para të gatshme dhe dy telefona celularë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua