Live

Kurti insiston se me Ramën i kanë raportet e mira, ani pse kryeministri shqiptar zgjodhi të mos e takonte

14:30 / 11 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pas samitit për “Ballkanin Perëndimor” të mbajtur në Prishtinë, është pyetur edhe nga gazetarët për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me të cilin edhe pse ishte në Kosovë dje s’pati takim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kreu i ekzekutivit kosovar shkurtimisht para gazetarëve ka thënë se me Ramën ka raporte të mira, duke mos dashur të flas më shumë rreth kësaj çështje.

Me tu publikuar agjenda nga Qeveria e Kosovës, s’figuronte asnjë takim me Ramën, e njëjtë edhe nga qeveria shqiptare. 

Një burim i kishte thënë dje gazetës online Reporteri.net se Kryeministri Rama ka kërkuar që gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, të hënën, të takohet veç zyrtarisht veç nga Presidentja Osmani, duke mos paraparë në agjendë takim me homologun e tij kosovar.

Kryeministri Rama dje ishte në Prishtinë në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ku fillimisht u prit në Presidencë nga presidentja Vjosa Osmani. Madje për një mos takim me të, nga Zyra e Kryeministrit thanë për Gazetën Online Reporteri.net se kryeministri shqiptar duket se po takon ata të cilët konsideron se ka nevojë t’i rregullojë raportet.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Rama tha tutje në përgjigjen për Reporteri.net se Rama është ftuar edhe për aktivitetet 12 qershor për 25-vjetorin e çlirimit, por atyre u është thënë që s’është e mundur të jetë i pranishëm, ndërsa kanë uruar që ai të jetë prezent në Manifestimin e 146 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet. Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Shpërndaje në

U Kopjua