Live

Lehtësimet kufitare Kosovë-Shqipëri, Vetëvendosje njofton sikur të kishte ndodhur bashkimi kombëtar

11:18 / 13 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Lëvizja Vetëvendosje u ka dhënë jehonë lehtësimeve të reja të kalimit të kufirit me Shqipërinë dhe hapjen e 20 vendkalimeve të veçanta për banorët e brezit kufitar, duke e paraqitur këtë sikur të kishte ndodhur bashkimi kombëtar, raporton Kosovalive.net.

“25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës e shënojmë pa kufij me Shqipërinë”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.

Lehtësimet e reja përfshijnë aktivizimin e korsisë së veçantë të kalimit kufitar për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë për kalim sa më të shpejtë, jo kontrolle për qytetarët si dhe hapjen e 20 vendkalimeve të veçanta.

Në njoftimin për këto lehtësime, VV ka cituar edhe një deklaratë të Sveçlës.

“Mes dy vendeve tona nuk do të ketë kontrolle për qytetarët tanë por po punojmë që të kemi sisteme të avancuara teknologjike që luftojnë ilegalitetet ndërkufitare”, citohet të ketë thënë Sveçla.

Shpërndaje në

U Kopjua