Live

Ministri Maqedonci udhëton për në Bruksel për nënshkrimin e marrëveshjes për deminim

07:44 / 13 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mbrëmë është nisur për në Bruksel ku do ta nënshkruajmë marrëveshjen e cila e bënë Republikën e Kosovës pjesë të koalicionit të deminimit.

“Nga sheshi “Skënderbeu”, ku e festuam 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, u nisa për në Bruksel, ku do ta nënshkruajmë marrëveshjen e cila e bënë Republikën e Kosovës pjesë të koalicionit të deminimit, i cili funksionon në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.

Mes tjerash, Maqedonci theksoi se FSK po mbështetet me instruktorët e saj programin e trajnimit taktik luftarak për rekrutët ukrainas

“Përveç trajnimeve në fushën e deminimit, FSK po mbështet me instruktorët e saj programin e trajnimit taktik luftarak për rekrutët ukrainas në kuadër të Operacionit shumëkombësh Interflex në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu, Kosova deri më tani ka dërguar në Ukrainë dy pako mbështetëse ushtarake. 25 vite më parë nga sot, NATO hyri në Kosovë, e tani çdo ditë që kalon, Kosova është më afër hyrjes në NATO! Për siguri dhe për paqe, për republikën!”, tha Maqedonci. 

Shpërndaje në

U Kopjua