Live

Moti për sot

07:58 / 24 Maj 2024

Nga Kosova Live

Mot më i ngrohtë parashihet ditën e premtë në vend, me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit përreth ultësirave paraqiten kushte për mjegullinë apo mjegull. 

Pasdite më vonë, mund të shfaqen kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima, paksa më të izoluara nga pjesë veriore e lindore të vendit, njofton Prishtina Weather. 

Temperaturat në mëngjes zbresin në 9C e 12C, e maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 23C e 24C.

Fundjava parashihet të jetë më e lagësht, me zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave të shtunën pasdite, më shumë nga pjesë perëndimore të vendit. Duke kaluar në ditën e diel reshjet përfshinë edhe pjesë tjera të vendit. Temperaturat pas një rritje deri në 24C e 25C të shtunën, pësojnë rënie në 18C e 20C, ditën e diel. Ditën e hënë mot paksa më stabil, me më shumë diell, e temperaturat sërish shënojnë rritje në 23C e 24C.

Shpërndaje në

U Kopjua