Live

Osmani i “lutet” turqisht kryediplomatit turk që Erdogani të “bëjë diçka” për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Spanjës

08:53 / 14 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Biseda mes Osmanit e Fidanit është bërë në gjuhën turke.

Gjatë kësaj bisede, Osmani i ka kërkuar që presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të bëjë diçka në lidhje me marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Spanjës.

Kryediplomati turk në përgjigjen e tij i premton se Erdogani do të bëjë diçka.

Shpërndaje në

U Kopjua