Live

Osmani takon homologen sllovene: Kosova krenare për partneritetin me këtë shtet

14:54 / 20 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osman është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc-Musar, në margjinat e Samitit të Paqes për Ukrainën që u mbajt në Zvicër, këtë javë.

Me anë të një postimi në platformën X, Osmai njoftoi për këtë takim me Pirc-Musar.

“Në Samitin e Paqes, ishte kënaqësi të takohesha me miken time të dashur, presidenten sllovene, Natasha Pirc-Musar”, shkroi Osmani ndër të tjera.

Presidentja Osmani flet edhe për partneritetin.

“Kosova është krenare për partneritetin e saj të gjatë me Slloveninë!”, ka thënë Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua