Live

Stano: Raporti i Borrellit për masat është ende duke u finalizuar

08:34 / 12 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Kosova është në pritje të raportit të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, për hapat që ka bërë në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave të BE-së ndaj saj.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se raporti së shpejti do t’i paraqitet shteteve anëtare të BE-së, por nuk dha një datë të caktuar.

“Jo, raporti nuk është dorëzuar ende dhe asnjëherë nuk kemi shpallur një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo. Në konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023. Këshilli (Shtetet Anëtare të BE-së) ftoi Përfaqësuesin e Lartë Borrell që të prezantojë një raport mbi përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Raporti është ende duke u finalizuar dhe së shpejti do t’i paraqitet Shteteve Anëtare në Këshill”, tha Stano për rtv21.

Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se masat ndëshkuese duhet të hiqen pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së.

“Çdo ditë që vonohet heqja e masave i bëhet një padrejtësi shtesë e Kosovës ka qenë gabim vendosja jo që i ka penguar Kosovës sa i përket edhe realizmit të fondeve karshi mundësive qe i janë dhënë Kosovës por si te tillë kanë qenë të gabuara dhe ato do të hiqen shumë shpjete dhe shkojmë tutje.. Çdo ditë q epo vonohet është dëm jo karshi funskionimitnshteit por karshi vlerave që k vetë be. Kosova ka bere gjitha hapat për deeskalim të situatës në veri në këtë drejtim Kane qenë të panevojshme të padrejtë dhe duhet të hiqen nëse nuk hiqen nuk është mirë sepse kemi plotësuar gjitha kërkesat e BE-së”, tha Korenica.

Se masat ndaj Kosovës duhet të hiqen e thonë edhe në PDK, duke vlerësuar se ato i kanë shkaktuar dëme të mëdha Kosovës.

“Besoj dhe shpresojmë se vendimi do të jetë pozitiv vlerësojmë se masat duhet të hiqen tashmë kanë qenë të panevojshme megjithatë dëmi është shkaktuar tashmë imazhi është dëmtuar shumë edhe pasojat ekonomike dhe ngecja e projekteve tashmë është evidenti si rezultat i një mosbashkëpunimi të qeverisë me faktorët relevant të BE-së. Janë mbi 200 milionë euro projekte që kanë qenë të bllokuara e që është dashur të zbatohen…projekte që prekin jetën e qytetarëve”, tha Shala.

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ndërkaq, vlerëson se masat ndëshkuese ndaj Kosovës shkaktuan dëme në diplomacinë ekonomike.

“Këto masa kanë pasur efektin tek ekonomia diplomatike sepse investitorët e huaj hezitojnë të investojnë nëse flasim nga ana faktike përveç ato projekte që ndahen nga BE bashkëpunimi ka vazhduar…Qeveria duhet të reflektojë sepse politika e BE-së deri më tani se ka parë të nevojshme ti heq masat sepse s’ka parë…”, tha Kadriaj.

Por sipas pushtetit, efektet e masave ndëshkuese kanë qenë minimale për Kosovën.

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës BE-ja i vendosi pas rritjes së tensioneve në veri në fund të majit të vitit të kaluar

Shpërndaje në

U Kopjua