Live

“10 mijë euro ose do të publikoj në portal”, Gjykata merr vendim për burrin që shantazhoi Fadil Nurën

20:25 / 25 Maj 2024

Nga Kosova Live

Më 2 shkurt të këtij viti, Tafil Smajli ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet se kishte  shantazhuar familjarin e kryetarit të Skenderajt, Fadil Nurën.

Ekskluzivisht Insajderi kishte raportuar se ai i kishte kërkuar 10 mijë euro Betim Lushtakut, duke e kërcënuar se do të publikoj në portalin e tij një video, nëse nuk do ti’a dorëzojë parat.

Gazeta Insajderi kishte siguruar një audio incizim nga biseda mes tyre.

Dje Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim në lidhje me këtë çështje.

Si masë ndëshkuese Smajlit i është shqiptuar dënim me gjobë në shumën 1 mijë e 800 euro. Si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 180 ditëve, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Lajmin e ka bërë të ditur Nura nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ku ka thënë: Të dashur qytetarë, Nuk kemi nevojë ta marrim drejtësinë në duar, përderisa vepron ligji. Andaj, të gjithë atyre që e provojnë shantazhin si mjet për arritjen e qëllimeve të tyre, u themi stop!“Ligji nuk mund të ndryshojë shpirtin e njerëzve, por mund të mbajë nën fre njerëzit e pashpirt” – Martin Luther King

Shpërndaje në

U Kopjua