Live

12 milionë Euro tender, OSHP ende me dilema për respektimin e ligjshmërisë, a do të ndikohet nga ‘turbo’ eksperti!

22:49 / 29 Nëntor 2022

Nga admin

Një tender hiq më pak se 12 milionë Euro ka vënë në funksion të gjitha hallkat e shtetit në kuadrin e përpjekjes së madhe duke e mbikëqyrur këtë proces të ndjeshëm. Tashmë, operatorët ekonomik me eskeprtizë në fushën e sistemit të shtrirjes së rrjetit të ngrohtorës, janë vënë në lëvizje në kërkim të ligjshmërisë. Ky tender është i destinuar për të rregulluar sistemin ngrohjes për Obiliqin përmes sistemit të koogjenrimit nga KEK, siç po vijon ky projet të shtrihet edhe në kryeqytet, padyshim me efekte të dobishme qoftë në kursimin e energjisë e po ashtu edhe në pakësimin e ndotjes së mjedisit.

Organi Shyqrtues i Prokurimit Publik, OSHP, nuk është përgjigjur në pyetjet e redaksisë kur ky mekanizëm tepër i rëndësishëm shteti vazhdon të jetë jo transparent në raport me shpenzimin e parasë publike.

Në rastin konkret, OSHP e ka marrë përsipër ta’ trajtojë lëndën e tenderit 12 milionësh me një nguti të madhe duke i lënë anash shumë lëndë të tjera që ishin në radhë për t’u trajtuar e për të marrë njëkohësisht zgjidhje.

Pyetja legjitime është, kush janë grupet e interesit që e vënë në lëvizje kaq shpejtë trajtimin e tenderit 12 milionësh për Obiliqin?

Redaksia kosovalive ka gjithë historinë e faktuar dhe dosjen e plotë se si ka nisur ky proces, si vijoi dhe në fakt edhe çfarë po synohet të ndodhë edhe tani.

Ekzistojnë dyshime të bazuara për shkelje të vlerësimit të rregulave të prokurimit nga komuna e Obiliqit e deri tek rrjeti i dyshuar nën skemat e organizuara për të nxjerrë fituesin jomeritor nga disa eksponentë të lartë brenda OSHP-së.

Meqenëse OSHP ka dhënë një përgjigje të paplotë, kaq jo transparente për redaksinë, duke thënë se në bazë të afatit ligjor do të përgjigjen në pyetjet tona, atëherë do të bashkëndajmë me ju të nderuar lexues pyetjet tona për OSHP për një tender që i vjen era manipulim.

Si u bë që OSHP të nxjerrë nga fjoka një lëndë të re e t’i lë pa i trajtuar lëndët e vjetra?

Me vendim të kujt u bë kjo?

Kush, kë e telefonoi, cilin zyrtar, që të ndikojë për trajtimin me urgjencë të tenderit 12 milionësh?

Si dhe pse me kaq urgjencë u caktuan eksperti shqyrtues për trajtimin e tenderit 12 milionësh z. Idriz Cufaj?

A e bëri vërtetë me integritet punën e tij ky ekspert për një lëndë kaq vuluminoze, vetëm brenda tri ditë pune?

Kush ngriti pikëpyetje për përgatitjen profesionale të ekspertit në fushën e koogjenerimit?

A qëndrojnë shqetësimet se eksperti nuk i përmbushë parakushtet profesionale dhe të përvojës në fushën për të bërë një analizë, vlerësim e ekeprtizë të tillë?

Redaksia është interesuar për këtë tender dhe rrjedhën e tij, nëse mekanizmat shtetërorë po e respektojnë ligjshmërinë, rrjedhimisht respektimin e secilit kriter ligjor bazuar në Ligjin e Prokurimit Publik.

Redaksia e ka të plotë dosjen mbi mbarëvajtjen e këtij procesi me plotë dyshime e pretendime për manipulime deri në këtë fazë.

Pyetja që mbetet ende pa përgjigje është nëse instanca e fundit për vendosjen e shpenzimit të parasë publike, respektivisht Bordi i OSHP-së, do t’i mbyllë sytë përballë një mal shkeljesh të dyshuara që e kanë shoqëruar këtë proces deri tani.

Vendimi i lehtë për të resepktuar ligjin por a do të influencohet e gjithë OSHP nga kjo zallamahi që mban erë dyshime për dollavare?!

Mbase OSHP do të ftojë palët për një seancë dëgjimore, siç e njeh ligji, në mënyrë që vendimarrja meritore të mos lë hapësira për çfarëdo dyshimi për keqpërdorim në këtë tendër 12 milionësh./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua