Live

14 vjet nga vendimi i GJND-së, PDK-ja publikon videon historike të Thaçit

12:14 / 22 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer në kujtim fjalimin historik të ish-presidentit Thaçi në 14-vjetorin e konstatimit të GJND-së se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

“Ky vendim e vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Shpallja e pavarësisë si suksesi më i madh historik i popullit dhe shtetit tonë, pasqyron vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim e shtetndërtim të një lidershipi vizionar, në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, me angazhim e përkushtim për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për secilin qytetar.
“Krenohemi me Kosovën” thuhet në reagimin e PDK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...