Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se me të në pushtet koeficienti do të jetë 150 euro.
Kështu, Abdixhiku thotë se paga e mësuesit do të jetë 840 euro.
Qeveria e Kosovës ka rritur pagat për sektorin publik për 55 euro, vendim që hynë në fuqi janarin e 2025.
Por, LDK-ja thotë se kjo rritje nuk mjafton për shkak se niveli i inflacionit ka qenë i lartë.
Abdixhiku thotë se diferenca e pagës aktuale dhe programit të tij është 224 euro.