Këtë 24 mars u shënua 24-vjetori i Betejës së Kotlinës.
Në këtë përvjetor u bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve derisa u kujtuan ata që dhanë jetën për lirinë.
25 burra fillimisht u maltretuan gjatë tërë ditës pastaj u futën në dy puse, ku edhe u bombarduan për t’i humbur gjurmët. Banorët e këtij fshati atë ditë u detyruan t’i lëshojnë shtëpitë e të marrin rrugë drejt Kaçanikut e Ferizajt, derisa tërë fshati u bë shkrumb e hi nga forcat serbe, njofton Klan Kosova.
Kjo betejë që është njëra nga më të përgjakshmet në vend, po thuhet se nuk mori vëmendjen e merituar.
Bile, edhe këtë përvjetor ashtu si në të tjerët qeveritarët nuk erdhën për homazhe.