Live

248-vjetori i Pavarësisë së ShBA-së, Gërvalla: Angazhimi dhe përkushtimi i tyre, vendimtar në rrugën tonë për liri

17:59 / 04 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 248 vjetorin e Pavarësisë, ku tha se shprehin falënderimet për miqësinë e përjetshme me Kosovën.

Gërvalla më tej tha se angazhimi dhe përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ka qenë vendimtar në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Postimi i plotë:

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Ambasadorin Hovenier, festuam Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, vendit që ka frymëzuar breza të tërë dhe ka mbështetur kombet në rrugën e tyre drejt lirisë dhe demokracisë. 

Sot, me krenari dhe mirënjohje të thellë, urojmë popullin mik amerikan për Ditën e Pavarësisë dhe shprehim falënderimet tona për miqësinë tonë të përjetshme. Angazhimi dhe përkushtimi i SHBA-ve kanë qenë vendimtare në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.

Zoti e bekoftë popullin amerikan, Zoti e bekoftë Amerikën! 🇽🇰🇺🇸

Shpërndaje në

U Kopjua