Xhevat Jusufi, u lind më 05.08.1953 në fshatin Vidishiq të Shalës së Bajgorës. Shkollën fillore e mbaroi në fshatin Bare, shkollën e mesme (normalen) e kreu në Mitrovicë.
Në vitin 1988 do të përfundojë Shkollën e Lartë Pedagogjike. Në vitin 1995, Xhevati pas një pune të suksesshme në procesin arsimor, emërohet Drejtor shkollës fillore në Bare.
Këte detyre do ta ushtronte edhe pasi kyçet në radhët e UÇK-së, shkruan Jepi zë Kyçja e Xhevat Jusufit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për shumë shaljane ishte kushtrim i lirisë.
Kjo shpejtoi shtimin e radhëve të UÇK-së dhe krijimin e Brigadës 141 – “Mehë Uka”. Më 30 qershor 1998, Xhevati emërohet ndihmës komandant për logjistikë në kuader të Brigadës 141 – “Mehë Uka”. Pas ofensivës së shtatorit 1998, Xhevati arrin shpejt të konsolidojë logjistikën për tërë NZOSH.
Rezultatet e arritura në këtë fushë bën të emërohet ndihmëskomandant për logjistike në NZOSH. Rezultatet e punës, kudo ku ai punonte, sukseset në radhët e UÇK-së, e kishin tërbuar armikun dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kështu, më 3 janar 1999 në fshatin Smrekonicë ata i ngritin pusi Xhevatit dhe zevëndeskomandantit të Brigadës “Mehë Uka”.
Vrasja e Xhevatit, ndonëse ishte humbje për NZOSH-in e UÇK-së, në anën tjetër, rënia e tij shërbeu edhe si burim frymëzimi për shumë të rinj që iu bashkuan radhëve të UÇK-së.