Live

38-vjeçari vdes papritmas në një lokal në Prizren

16:38 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një 38-vjeçar ka vdekur papritmas gjatë ditës në Prizren.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia në Prizren.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karriga. Ai është dërguar në Qendren Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, tha ai.

Bytyqi theksoi se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shpërndaje në

U Kopjua