Live

50 mijë qytetarë në pritje të pasaportës, rikthehet furnizimi

23:05 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Pas më shumë se 4 muajve pritje, qytetarët e Kosovës tashmë do mund të pajisen me pasaporta. Në pritje janë mbi 50 mijë qytetarë që tashmë kanë aplikuar. Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit në ARC, tashmë janë furnizuar me material dhe se situata të tilla, nuk pritet të përsëriten.

Mbi 50 mijë qytetarë kanë aplikuar për tu pajisur me pasaportë, që nga fundi i shtatorit e deri më tash.

Ata nuk kanë arritur të marrin dokumentin e tyre, për shkak të mungesës së materialit.

E pritja për ta marrë pasaportën, varësisht nga koha kur kanë aplikuar, për disa do të mund të zgjasë deri në muajin mars,

Por, sipas ushtruesit te detyrës se drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, prodhimi i pasaportave për të gjithë ata që kanë aplikuar do mund të marr kohe deri ne muajin mars.

Blerim Camaj, u.d i drejtorit të ARC-së ka thënë se “Që në javën tjetër do të fillojmë me prodhimin e dokumenteve që janë në pritje, do fillojmë nga muaji shtator për prodhimin dokumenteve, tërë muajin shkurt na duhet të prodhojmë dokumente për qytetarët që janë duke pritur, na duhet një kohë deri në muajin mars që të bijmë situatën normale”.

Ushtruesi i detyrës se drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj, thotë se tashmë janë furnizuar mjaftueshëm me material dhe nuk beson qe do mund të përballen me me situata të ngjashme si në muaj e kaluar.

Camaj ka shtuar se “Ne jemi furnizuar për 305 që është kontrata e vitit të kaluar, në muajin mars fillojmë furnizimin me kontratën që e kemi bërë me negocim, dhe me atë do furnizohemi për një vit, derisa të gjejmë një tjetër kontraktues për të iu furnizuar më gjatë”.

Me tu njoftuar nga mediat se është rikthyer furnizimi me material për pasaporta, qytetarët ia mësynë gjatë së premtes, qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë. Ata thonë se i janë gëzuar, për shkak se kjo situatë, u ka shkaktuar telashe të shumta.

Bekir Bylykemir, qytetar ka thënë se “Kam aplikuar më kanë thënë në fund të muajit do bëhet, jam duke u përgaditur për Gjermani me shku, se për këtë pata problem, për shkak të pasaportës së vjetër”.

Isa Kabashi, qytetar ka thënë se “Me nxjerr një pasaportë për mbesën, duhet dokumentet me i kompletu për të hënën dhe besoj që do bëhet diçka pastaj”.

Për prodhimin e pasaportave, letërnjoftimeve dhe lejeve të vozitjes, tash e katër muaj ka pasur mungesë të materialit prodhues.

Per shkak të mungesës se materialit, javë me parë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, iu drejtua shtetit të Gjermanisë që të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë edhe me pasaportë të skaduar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...