Reperi Fuego është kapur me drogë në Shqipëri.
Fuego i cili është anëtar i grupit “On Records” ka qendruar në paraburgim deri sot, pasi dyshohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, raporton Magazina.al
Lirimi i tij sot nga paraburgimi është bërë me kusht, pasi Fuego detyrohet të paraqitet në policinë e Tiranës një herë në javë, çdo të premte.
Reperi ka njoftuar përmes instagramit për lirimin e tij.
