Live

Ilda tregon njëherë e mirë pse u largua nga Supersporti

15:01 / 03 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Moderatorja Ilda Bejleri ka treguar se pse është larguar nga Supersporti pas 11 viteve.

Ajo u shpreh se nuk e gjente më vetën aty.

“Njeriu duhet të ndryshojë sepse vjen një moment që bëhesh si pjesë e familjes së madhe. Më pëlqen që të eksperimentoj dhe të bëj gjëra shumë të bukura. Kohët e fundit nuk po e gjeja shumë veten”, tha moderatorja.

E pyetur për marrëdhënien  e tensinuar me Shakohoxhën.

“Unë nuk kam pasur konflikt real me Shakohoxhën. Në 11 vjet nuk e kam pyetur për asgjë. Vazhdon seriali, ‘burrat urrejnë gratë’. Ai është një nga ata njerëz që nuk ia kuptoj rolin që ka; një herë si menaxher, një herë si brigadier, një herë si komentator. Shpresoj që të gjejë veten një herë”, ironizoi Bejleri.

Kujtojmë se një muaj më parë Shakohoxha tha se e ka marrë ai në punë Ilda Bejlerin dhe se kishte vendosur së bashku me stafin që ajo të shihte opsion në një kanal tjetër./tch

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...