Këngëtarja Fjolla Morina, njihet për pozat e saj provokative të shumta.
Ajo dje performoi në Skënderaj në një concert të organizuar nga kjo komunë.
Cfarë ra në sy ishte veshja e saj që tregonte shumë nga pjesët e trupit të këngëtares. Ajo madje këndoi këngën “A je për trileqe?”, dhe postoi videon në llogarinë e saj në instagram.
Teksa ajo performonte janë vërejtur shumë fëmijë në publik. Për këtë arsye edhe u kritikua ashpër nga mediat dhe njerëz të ndryshëm. Por Fjolla u përgjigj duke thënë se është artiste dhe nuk do të vishet me kule 12 metra.